Follow:

© 2026 Prima Lux. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Kontakti

Estetikë Natyrale, Kujdes i Specializuar

Trajtime moderne estetike dhe kirurgji plastike me fokus në siguri, profesionalizëm dhe rezultate natyrale për çdo pacient.

Shiko shërbimet
White leaves vector

Prima Lux është klinikë e specializuar e themeluar në vitin 2019, e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e mjekësisë së specializuar dhe estetikës moderne.

Black flower vector

Mjeke të Specializuara

Staf profesional me përvojë në kirurgji plastike, rekonstruktive dhe estetike.

Black flower vector

Rezultate Natyrale

Trajtime të personalizuara me fokus në harmoni, siguri dhe pamje natyrale.

Black flower vector

Kujdes i Sigurt & Privat

Ambient i pastër, korrekt dhe i besueshëm për çdo trajtim estetik apo mjekësor.

Trajtime për Fytyrën

  • Blefaroplastike
  • Face & neck lift
  • Temporal lift & direct Brow lift
  • Forehead lift
  • Otoplastike
  • Tretmane antirrudh
  • Mesoterapia
  • Dermapen+ Vitamin booster
  • Fibroblast

Trajtime për Trupin

  • Abdomenoplastik
  • Armlift
  • Thight lift
  • Liposuction

Trajtime për Gjoksin

  • Zvogelim i gjoksit - Breast reduction
  • Ngritje e gjoksit- Breast Lift
  • Augmentim i gjoksit -Breast Augmentation
  • Rekonstruksion i gjoksit
  • Gjinekomasti (tek meshkujt)
  • Labioplastik-rekonstruksion i jashtem i vagines

Patologji

  • Trajtimi I djegieve
  • Operimi I nevuseve pigmentoze
  • Tumoret e lekures(beninje dhe malinj)
  • Anomalit kongjenitale te dores(Syndactylia,Polidactylia)
  • Operimi I cikatriceve (shenjave)

Rreth nesh

Prima Lux është klinikë e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e mjekësisë së specializuar dhe estetikës moderne. Me një qasje të fokusuar tek cilësia, siguria dhe kujdesi ndaj pacientit, klinika ka ndërtuar një reputacion të besueshëm falë stafit profesional, teknologjisë bashkëkohore dhe standardeve të larta të trajtimit.

Përmes shërbimeve të avancuara dhe përkushtimit maksimal ndaj çdo pacienti, Prima Lux synon të ofrojë eksperiencë të veçantë dhe rezultate që reflektojnë profesionalizëm dhe përkujdesje në çdo detaj. Klinika vazhdon të zhvillohet duke ndjekur trendet më të reja në fushën e mjekësisë estetike dhe trajtimeve të specializuara, duke u bërë një adresë e besuar për klientët që kërkojnë cilësi, korrektësi dhe rezultate natyrale.

Dr. Havushe Ramadani Hamidi

Dr. Havushe Ramadani Hamidi është Specialiste e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike, me përvojë profesionale në fushën e kirurgjisë plastike që nga viti 2012, ndërsa specialiste nga viti 2018.

Gjatë karrierës së saj profesionale ka ndjekur trajnime dhe avancime profesionale në Zvivër, Itali dhe Turqi  duke u fokusuar në teknikat moderne të kirurgjisë plastike, rekonstruktive dhe estetike.

Përkushtimi ndaj rezultateve natyrale, sigurisë së pacientit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional karakterizon punën e saj të përditshme. Në praktikën e saj aplikohen metoda bashkëkohore dhe qasje e personalizuar për secilin pacient, me fokus në estetikë harmonike dhe cilësi maksimale të trajtimit.

Jehona Ukshini Selimi

Jehona Ukshini Selimi është profesioniste e përkushtuar në fushën e Kirurgjis Plastike-estetike dhe kujdesit shëndetësor, me përvojë aktive profesionale që nga viti 2014 ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves.Gjatë viteve të punës ajo ka perfunduar edhe Master ne Menaxhment Shendetesor.

Ka ndërtuar një qasje të bazuar në profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientëve, duke ndjekur gjithmonë standardet më bashkëkohore të trajtimeve kirurgjike,estetike dhe mjekësore.

Pasioni për avancim profesional e ka shtyrë të vazhdojë trajnime edhe jashte vendit ne Turqi e Itali ku ka zgjeruar njohuritë dhe ekspertizën e saj në teknika moderne, inovacione estetike dhe trajtime të avancuara. Përmes kombinimit të eksperiencës praktike dhe edukimit të vazhdueshëm, ajo synon të ofrojë rezultate natyrale, siguri dhe kujdes të personalizuar për secilin pacient.

A woman receiving a facial treatment, wearing a white headband, with a serene expression on her face.A woman undergoing a facial procedure with a needle, highlighting her beauty and skincare routine.

Procesi

Procesi ynë i kujdesit në 3 hapa

01
Konsultimi & Vlerësimi

Takoheni me ekipin tonë profesional për të diskutuar nevojat, shqetësimet dhe pritshmëritë tuaja estetike apo mjekësore.

02
Planifikimi & Trajtimi i Personalizuar

Bazuar në vlerësim, përgatitet qasja më e përshtatshme dhe realizohet trajtimi me metoda bashkëkohore, siguri dhe kujdes maksimal.

03
Kujdesi Pas Trajtimit

Ju udhëzojmë për kujdesin pas procedurës dhe, kur është e nevojshme, caktojmë kontrolla përcjellëse për rezultate sa më të mira.

Dashed line for process section
A woman in a green scrub suit is treating client's face with a machine.

Kontakti

Numri i telefonit

Lokacioni

Rr. Nebih Gashi, Prishtinë